Lajme
Komuna e Mitrovicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MMPHI-në për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”
- 05/07/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MMPHI-në për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”
Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, sot kanë takuar zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe MMPHI-së, me ç’ rast të dy palët kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Nënkryetari Tahiri dhe zv. ministri Durmishi, biseduan edhe për një sërë projektesh infrastrukturore për Komunën e Mitrovicës.