Lajme
Mitrovicë: Drejtoria e Shëndetësisë përfiton donacion afër 12 mijë euro nga OJQ “ASB”
- 24/06/2022
- By RTV Mitrovica
Organizata ASB do të dhuroj një donacion afro 12 mijë euro për Drejtorisë e Shëndetësisë në Mitrovicë.
Kjo u bë e ditur pas një takimi që zyrtarët e komunës kanë pasur me drejtoreshën ekzekutive të
“Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)”, Dafina Hoxha.
Bëhet fjalë për një donacion në vlerë prej 11 mijë e 500 euro, donacion ky i cili i dedikohet Drejtorisë së Shëndetësisë me pajisje dhe aparatura për nevoja të QKMF-së.
Gjatë takimit të dy palët janë përcaktuar rreth hapave të mëtutjeshëm deri tek finalizimin i pranim- dorëzimit të këtij donacioni që pritet të bëhet së shpejti.
Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për dhurimin e këtij donacioni për shëndetësinë e Mitrovicës, duke theksuar ndikimin që do të kenë këto pajisje në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në QKMF.