Lajme

Drejtoria e Inspekcionit gjobit me 150 euro biznesin në Mitrovicë, uzurpoi hapësirën publike

  • 23/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Inspekcionit gjobit me 150 euro biznesin në Mitrovicë, uzurpoi hapësirën publike

Inspektorët e shërbimeve komunale kanë dënuar një biznes në Mitrovicë me gjobë në vlerë prej 150 euro, pasi që kishte uzurpuar hapësirën publike në sheshin “Agim Hajrizi”.

Në arsyetimin e Drejtorisë së Inspekcionit thuhet se subjekti afarist pa leje përkatëse nga organet kompetente ka bërë vendosjen e platos me dërrasa, çadra hijezuese dhe vazo me lule në trotuar.

Po ashtu në arsyetim thuhet se inspektori me procesverbal paraprakisht ka urdhëruar pronarin e subjektit që në afat prej 3 ditësh ta liroj hapësirën publike, mirëpo një gjë e tillë nuk është respektuar, prandaj edhe i është shqiptuar gjoba.