Lajme
Komuna e Mitrovicës pranon donacion dy kamionë nga Banka Gjermane dhe GIZ-i gjerman
- 21/06/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës pranon donacion dy kamionë nga Banka Gjermane dhe GIZ-i gjerman
Komuna e Mitrovicës sot ka pranuar zyrtarisht dy kamionë njëri 18m3 ndërsa tjetri 8m3, donacion ky nga Banka Gjermane KFW dhe GIZ-i gjerman.
Ky donacion është dhuruar në ITP Prizren, ku në emër të Komunës së Mitrovicës morën pjesë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka.
Ndërkaq pranimi i këtyre kamionëve është bërë nga nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili ka falënderuar Bankën Gjermane dhe GIZ-in për këtë donacion shumë të rëndësishëm që është dedikuar për komunën tonë.
Drejtori Sadiku ka falënderuar të gjithë stafin e Drejtorisë së Mjedisit dhe ata të KRM “Uniteti”, duke thënë se ata janë një nga faktorët kryesorë të këtyre granteve të përfituara.
Këto pajisje të cilat i ka përfituar Komuna e Mitrovicës padyshim që janë një ndihmesë e madhe për përmirësimin e infrastrukturës dhe rrjedhimisht përmirësimin e cilësisë së grumbullimit të mbeturinave.