Lajme
Drejtoria e Inspekcionit mbrëmë realizoi aksion në tërë qytetin, kontrolloi lokalet e natës
- 21/06/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Inspekcionit mbrëmë realizoi aksion në tërë qytetin, kontrolloi lokalet e natës
Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës mbrëmë ka realizuar një aksion në tërë qytetin, me ç’ rast ka eliminuar disa nga parregullsitë e hasura.
Ky aksion është zhvilluar kundër zhurmës dhe me qëllim të kontrollit të respektimit të orarit të punës nga ana e bizneseve, konkretisht lokaleve të natës.
Me këtë rast, inspektorët komunal kanë bërë mbylljen e përkohshme të disa lokaleve në mungesë të dokumentacionit valid, si dhe kanë larguar boksin e vendosur pa leje nga organet kompetente në sheshin e qytetit.
Inspektorët komunal bëjnë të ditur se këto biznese do të jenë të mbyllura deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara gjatë vizitës inspektuese.
Drejtoria e Inspekcionit zotohet se këto aksione do të vazhdojnë tash e tutje dhe do të merren masa ndëshkuese për çdo parregullsi që haset.