Lajme
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT : Thirrja e mbledhjes së 6-të të KPF-së
- 15/06/2022
- By RTV Mitrovica
Thirrja e mbledhjes së 6-të të KPF-së
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Komiteti për Politikë dhe Financa
Nr. 02-060/01- 0055327/22 dt. 14.06.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 52, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisjen lokale; nenit 62, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 15, pika 2, të Rregullores Komunale për punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës për të martën më dt. 21.06.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa
Seanca e 6
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Draft Rregullore Për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës të paluajtshme të Komunës
3. Korniza Afatmesme buxhetore- komunale 2023-2025
4. Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Mitrovicës së Jugut (pjesa e mbetur)
5. Propozim-vendim për aprovim të trasnsferit
6. Kërkesë për mbështetje financiare për OJQ-në “Shoqatës së grave të Mitrovicës për të drejtat e njeriut”
7. Kërkesë për mbështetje financiare “Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës”
8. Kërkesë për mbështetje financiare AFSHV “Shqipet e Vogla”
9. Raport përmbledhës i Arsimit për periudhën 15 Janar -15 qershor 2022
10. Raport për gjendjen në shëndetësi
Mbledhja mbahet në Sallën e Mediave duke filluar nga ora 10:00.
Mitrovicë
Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA