Lajme

Grupi Punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit viziton Drejtorinë Komunale të Arsimit në Mitrovicë

  • 10/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Deputetet Albena Reshitaj, Arijeta Rexhepi dhe Arjeta Fejza nga grupi punues për mbikqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit, kanë zhvilluar të premtën një takim me Drejtoreshën e Arsimit në Mitrovicë Drita Kadriu.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja nga afër me nivelin e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës dhe sfidat me të cilat institucionet ligj zbatuese ballafaqohen gjatë punës së tyre.

Drejtoresha Kadriu ka shpalosur informata në interesimin e deputeteve lidhur me zbatimin e ligjit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Mitrovicës, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook.

Grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit, është formuar nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës.