Lajme
Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet e i ndalohet vozitja për një vit
- 08/06/2022
- By RTV Mitrovica
Me 500 euro gjobë e me ndalim të vozitjes për një vit është dënuar një shofer i cili u kap nga radari i policisë së trafikut në Vushtrri duke vozitur shumë më shpejt nga se është e lejuar në atë rrugë.
“Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 118 km/h. Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një (1) vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.