Lajme
PriFest sjell filmat vendor edhe në Mitrovicë
- 04/06/2022
- By RTV Mitrovica
Java e tretë e Moving Cinema do të mbahet edhe në Mitrovicë. Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, të shtunen (sonte 04.06.2022), duke filluar nga ora 18:00 do të shfaqen 4 filma të metrazhit të shkurtë nga regjisorë të suksesshëm nga Kosova.
Filmat që do të shfaqen janë:
– “Rruga” nga Besim Ugzmajli. Me aktorët: Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraqi, Sherif Bega
– “Sea by the River and River by the Sea” nga Sovran Ndrecaj. Me aktorët: Agron Shala, Rebeka Qena, Drin Lumi.
– “Adelina” nga Rita Krasniqi. Me aktorët: Erblin Nushi, Bujar Ahmeti, Florist Bajgora, Tristan Halilaj, Mason Alban, Flaka Latifi
– “Vlora” nga Erblin Nushi. Me aktorët: Luan Jaha, Irena Cahani, Fitore Broci, Shengyl Ismaili.
Pas shfaqjes së filmave do të ketë diskutime me pjesmarrës nga ekipi i filmave.
Ky projekt është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komuna e Mitrovicës.