Lajme

Lirohet hapësira e uzurpuar në afërsi të shkollës fillore “Migjeni” në Tavnik

  • 02/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Lirohet hapësira e uzurpuar në afërsi të shkollës fillore “Migjeni” në Tavnik

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës, në kuadër të aktivitetit të rregullt të saj sot ka liruar trotuarin e uzurpuar nga një lokal afarist në afërsi të shkollës fillore “Migjeni” në Tavnik.

Me këtë rast inspektorë të sektorit për shërbime publike e kanë detyruar pronarin të largoj karriget dhe tavolinat nga hapësira publike dhe të futen brenda në ambientet e lokalit.


Drejtoria e Inspekcionit mbetet e përkushtuar që t’i lirojë të gjitha hapësirat publike që të jenë në shërbim të qytetarëve.