Lajme
Për nder të Ditës së Fëmijëve, Komuna e Mitrovicës shpërndau dhurata për nxënësit e shkollës së Bistricës
- 01/06/2022
- By RTV Mitrovica
Për nder të Ditës së Fëmijëve, Komuna e Mitrovicës shpërndau dhurata për nxënësit e shkollës së Bistricës
Me kërkesë të kryetarit të komunës, shefi i kabinetit të kryetarit, Valon Hetemi, së bashku me udhëheqësin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, sot kanë vizituar shkollën “Kadri Bistrica” në fshatin Bistricë.
Arsyeja e kësaj vizite ishte shpërndarja e dhuratave për nxënësit e kësaj shkolle me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Gjatë vizitës ata kanë uruar të gjithë nxënësit e pranishëm për festën e 1 Qershorit, ditës së tyre, duke u uruar atyre shëndet të plotë dhe suksese të pandalshme në mësimet e tyre.