Lajme
Kryetari Hamza priti në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji
- 01/06/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza priti në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, sot ka pritur në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Në këtë takim është diskutuar për çështje të përgjithshme dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Kryetari z. Hamza ka falënderuar Imzot Dodë Gjergjin për vizitën e realizuar në Komunën e Mitrovicës, duke ofruar gatishmërinë e tij për bashkëpunim me të gjitha institucionet fetare.
Në anën tjetër, Ipeshkvi Gjergji shprehi falënderim për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar, i cili theksoi se diversiteti fetar është pasuri e jona të cilën duhet ta ruajmë si vlerë e popullit të Kosovës.