Lajme
Mitrovica pjesë e Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme
- 01/06/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza bashkë më kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë nënshkrimin e Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme.
Me këtë rast, kryetari Hamza ka theksuar se do të përkushtohet që me punë dhe angazhim të përbashkët me nivelin qendror të zbatoj kartën e gjelbër për një Mitrovicë më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm.
Përmes kësaj nisme Qeveria e Republikës së Kosovës, synon që përmes bashkërendimit të projekteve dhe intervenimeve në nivel lokal dhe qendror, të përshpejtojë realizimin e Marrëveshjes së Gjelbër për Kosovën dhe të avancojë drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.