Lajme
U mbajt mbledhja e katërt e KpK-së
- 01/06/2022
- By RTV Mitrovica
Komiteti për Komunitete në Komunën e Mitrovicës mbajti të martën mbledhjen e katërt.
Në mbledhje u diskutua për rekomandimin ndaj Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë që të bëjë pastrimin e kanalizimit në lagjen “2 Korriku”.
Gjithashtu anëtarët e komitetit u dakorduan për një takim të përbashkët me kryetarin e komunës për çështjen e emërimit të nënkryetarit për komunitete.