Lajme

Komuna e Mitrovicës : FTESÊ

  • 31/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës, Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Asambleja Komuale e Fëmijëve në Mitrovicë në bashkëpunim me shoqatën AD Libitum, fton nxënësit e shkollave të marrin pjesë në organizimin kushtuar festës së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

Ky aktivitet i cili organizohet nga pjesëtarët e Asamblesë Komunale të Fëmijëve dhe organizatës AD Libitum, përfshinë aktivitete të ndryshme si: Muzikë e përzgjedhur për fëmijë, këndim, vallëzim, maskota, recitim, animacione, lojëra të ndryshme dhe shumë aktivitete të tjera kushtuar ditës së fëmijëve.

Qëllimi i projektit:

• Socializimi, gërshetimi i kulturave të ndryshme të komuniteve pakicë që jetojnë në Kosovë.
• Ngritja e nivelit artistik
• Paraqitja në skenë e të rinjve duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara dhe minoritetet
• Shënimi i ditës ndërkombëtare të fëmijëve.

Vendi: Sheshi “Mehë Uka” Mitrovicë

Kohëzgjatja:
01.06.2022 nga ora 11:00 – 14:00