Lajme

Komuna e Mitrovicës përfiton grant në vlerë prej 693,472 euro për përformancë të mirë komunale

  • 30/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës përfiton grant në vlerë prej 693,472 euro për përformancë të mirë komunale

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me ministrin e MAPL, z. Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesen nga projekti Demos, znj. Celestine Krosschell sot kanë nënshkruar marrëveshjen për përfitimin e grantit të përformancës komunale.

Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës ka arritur të përfitoj grant në vlerë prej 693,472 euro falë rezultateve të mira të treguara në indikatorët e vlerësuar nga MAPL në bashkëpunim me qeveritë zvicerane, suedeze dhe norvegjeze.

Projekti në fjalë ka pasur për qëllim të ofrojë asistencë teknike për komunat që performojnë mirë në qeverisjen demokratike, në menaxhimin komunal dhe në ofrimin e shërbimeve.

Me këtë rast, kryetari Bedri Hamza, ka falënderuar DEMOS-in, dhe qeveritë e lartpërmendura për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë ai ka shprehur gatishmërinë institucionale për të shënuar rezultate më të suksesshme në përformancën komunale.