Lajme
Komuna dhe IADK mbështesin fermerët mitrovicas me mjete bujqësore
- 27/05/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës në bashkëfinancim me organizatën “IADK”, të premtën kanë bërë shpërndarjen e granteve në formë të mjeteve bujqësore për 10 përfitues të cilët janë përkrahur me serra, motokultivatorë me frezë dhe fidane të perimeve.
Në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve bujqësore, i pranishëm ishte kryetari i komunës, Bedri Hamza, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu si dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku.
Kryetari Bedri Hamza, uroi përfituesit e granteve ndërsa falënderoi organizatën e IADK-së.
“Në Komunën e Mitrovicës do të ketë rritje të subvencioneve në bujqësi dhe se sektori i bujqësisë do të trajtohet me prioritet gjatë qeverisjes së tij”, theksoi Hamza
Drejtori i IADK-së, Zenel Bunjakum tha se përfituesit do të arrijnë të jenë më produktiv në punën e tyre.
Grantet janë dhënë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), në vlera prej 3000 deri 5000 euro në formë të pajisjeve, për përfituesit e komunës së Mitrovicës, e kjo në kuadër të projektit “Mbështetja e punësimit të të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”.