Lajme

Shkollës “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë do t’i bëhet termoizolimi dhe zëvendësimi i dritareve

  • 27/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, dhe ministry i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit “Termoizolimi dhe zëvendësimi i dritareve në shkollën fillore “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë.

Komuna e Mitrovicës është përfituese e këtij projekti pas thirrjes për aplikim në kuadër të projektit “Programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete për komunat e Republikës së Kosovës”.

Ky projekt kap shumën prej 60 mijë euro, ku shuma totale e ndarë nga buxheti i MAPL-së është 40 mijë euro, ndërsa Komuna e Mitrovicës do të participoj me shumën prej 20 mijë euro.