Lajme

Drejtoria e Inspekcionit gjobit dy biznese në vlerë prej 150 euro për uzurpim të hapësirës publike

  • 26/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Inspekcionit gjobit dy biznese në vlerë prej 150 euro për uzurpim të hapësirës publike

Inspektorët e shërbimeve komunale dje kanë dënuar me gjobë në vlerë prej 150 euro dy subjekte afariste, njërën në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërsa tjetrën në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Këto dy veprimtari biznesore janë gjobitur nga inspektori i shërbimeve komunale si pasojë e uzurpimit të hapësirës publike pa leje adekuate nga organet kompetente.

Në arsyetimin e aktvendimit të Drejtorisë së Inspekcionit thuhet se subjekti afarist në rrugën “Mbretëresha Teutë” ka vendosur reklamën reklamuese në hyrje të objektit dhe një reklamë tjetër në shtyllën e rrymës pa marrje të lejes nga organet kompetente.

Ndërkaq subjekti tjetër afarist i gjobitur po ashtu në vlerë prej 150 euro ka vendos mallra të ndryshme, duke uzurpuar kështu hapësirën publike pa leje përkatëse nga komuna.