Lajme
Vendosen 5 kontejnerë metalik të mbeturinave në lagjen “Adem Voca”
- 23/05/2022
- By RTV Mitrovica
Vendosen 5 kontejnerë metalik të mbeturinave në lagjen “Adem Voca”
Para disa ditësh në lagjen “Adem Voca” janë vendosur pesë kontejnerë metalik të mbeturinave në mënyrë që të lehtësohet menaxhimi i mbeturinave në këtë lagje.
Këta kontejnerë janë vendosur në kuadër të projektit “Leaving No One Behind”, i cili ka për qëllim përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali, egjiptian në regjionin e Mitrovicës, në veçanti në lagjen “Adem Voca”.
Me rastin e vendosjes së këtyre kontejnerëve ishte i pranishëm edhe drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku.
Ky projekt është mbështetur nga Misioni i Përkohshëm Administrativ i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.