Lajme
Komuna e Mitrovicës dhe “Socio Projekti” do të financojnë me grante 10 gra mitrovicase në zhvillimin e bizneseve të tyre
- 11/05/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës dhe “Socio Projekti” do të financojnë me grante 10 gra mitrovicase në zhvillimin e bizneseve të tyre
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Preda Plus Kosovo. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik- Preda Plus Kosova.
Përmes kësaj marrëveshje 10 biznese fillestare nga Komuna e Mitrovicës janë përzgjedhur dhe do të financohen së bashku nga “Socio- Projekti 2” dhe Komuna e Mitrovicës në total prej 25 mijë euro. Përfituese të këtij projekti janë të gjitha gra nga lokalitetet e ndryshme të Mitrovicës, të cilat i janë nënshtruar trajnimeve paraprake, në mënyrë që të konkurrojnë për këto grante.
Me këtë rast, kryetari Hamza ka thënë se Komuna e Mitrovicës do të mbetet gjithmonë e gatshme dhe e përkushtuar për t’i mbështetur dhe inkurajuar të rinjtë dhe gratë në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e bizneseve të tyre.