Lajme

Drejtoria për Shërbime Publike pastron mbeturinat në kanalet e sheshit të qytetit

  • 10/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shërbime Publike pastron mbeturinat në kanalet e sheshit të qytetit

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, në kuadër të planifikimeve ka vazhduar me intensitet aktivitetet që kanë të bëjnë me pastërtinë publike.

Me këtë rast, sot ka filluar pastrimi i kanaleve të ujërave atmosferike në sheshin e qytetit të Mitrovicës.

Këto kanale të cilat kanë qenë të mbushura me mbeturina për një kohë të gjatë tashmë janë bërë shumë më të pastra.

Ky pastrim është kryer nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës, ku nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e DSHPI-së, Granit Tmava, dolën për të parë nga afër pastrimin e këtyre kanaleve.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë do të vazhdoj që t’i mirëmbajë edhe ne të ardhmen këto kanale, por njëkohësisht apelon tek qytetarët, që të mos hedhin mbeturina, sepse bllokimi i këtyre kanaleve është bërë kryesisht për shkak të hedhjes së mbeturinave.