Lajme

500 euro gjobë për subjektin afarist që nuk vendosi çmimin e vajit

  • 06/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Inspektorët e tregut në Mitrovicë i kanë shqiptuar gjobë 500 euro një subjekti afarist.

E kjo për arsye se produktit ushqimor nuk i është vendosur çmimi i shitjes, ndërsa një veprim i tillë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi, thuhet në një njoftim të komunës.

Inspektorët kanë vlerësuar se ky veprim është në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

Inspektorati rikujton se të gjitha produktet që plasohen në treg, duhet të kenë të vendosur çmimin e shitjes, në të kundërtën do të obligohen që të ndërmarrin masa konform dispozitave ligjore.