Lajme
Rotary Club Mitrovica dhuron libra për nxënësit në Boletin dhe Bistricë
- 06/05/2022
- By RTV Mitrovica
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit përfaqsues të Rotary Club Mitrovica, të enjten vizituan dhe dhuruan libra, lektyra shkollore dhe romane për nxënësit e fshatrave veriore të Kosovës Boletin dhe Bistricë.
Kryetari i Rotary Club Mitrovica Bekim Ismaili ka thënë se shpreson që në të ardhmen do të dhurohen edhe libra të tjerë për fëmijët e këtyre shkollave në mënyrë që ata të lexojnë sa më shumë.
Ndërsa të lumtur për pasurimin e bibliotekës së shkollës me tituj të rinjë janë shprehur edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave.