Lajme
Trajnim për proceset e ri integrimit dhe rehabilitimit të të kthyerve nga zonat e luftës
- 06/05/2022
- By RTV Mitrovica
Organizata CBM po mbanë trajnim për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve lokale në proceset e ri integrimit dhe rehabilitimit (R&R) të të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak, si dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në qytetin e Mitrovicës.
Në trajnimin që po mbahet në objektin e komunës po marrin pjesë anëtarë të KKSB-së, zyrtarë komunal, zyrtarë të institucioneve të sigurisë, mësimdhënës, psikologë, sociologë, drejtor shkollash, OJQ/OSHC, etj.
Trajnimi përfshinë temat më kryesore të kësaj fushe, siç janë: programet aktuale të R&R, rëndësia e këtyre programeve, format e intervenimit në kuadër të R&R, roli i institucioneve, identifikimi i dokumenteve të nevojshme, format e parandalimit dhe masat e ndërmarra të institucioneve ndaj ekstremizmit të dhunshëm, si dhe situatën e tanishme me të rikthyerit nga zonat e luftës.
Trajnimi zgjatë 4 ditë dhe po realizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Komuniteteve të Qëndrueshme në Mitrovicë”, e financuar nga GCERF.