Lajme

Drejtoria e Inspekcionit me inspektime të rrepta për lokalet që prishin rendin dhe qetësinë publike

  • 05/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Inspekcionit me inspektime të rrepta për lokalet që prishin rendin dhe qetësinë publike

Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës mbrëmë kanë inspektuar dy subjekte afariste, ku fillimisht është kërkuar lirimi i hapësirës publike të uzurpuar nga njëri nga subjektet afariste i cili operon në qendër të qytetit për të vazhduar me tutje me inspektime në lokale të natës.

Drejtori i DI-së, Valon Brahimi, ka thënë se ditëve të fundit ka pranuar disa ankesa dhe shqetësime të ngritura nga qytetarët e Mitrovicës, lidhur me zhurmën që po shkaktohet nga lokalet e natës duke u kthyer kështu në burim shqetësues për rendin dhe qetësinë e qytetarëve.

Më tutje nga drejtori Brahimi është thënë se do të ketë kontrolle më të rrepta në këto lokale të cilat nuk e respektojnë rendin dhe qetësinë publike, ashtu siç është paraparë me dispozita ligjore.