Lajme
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së mësuesit të shkollës së Selacit, Ukshin Tahiri
- 05/05/2022
- By RTV Mitrovica
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së mësuesit të shkollës së Selacit, Ukshin Tahiri
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve për vdekjen e mësuesit, Ukshin Tahiri.
E nderuara familje Tahiri,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, Ukshin Tahirit, mësimdhënës në shkollën fillore “Bislim Halimi” në fshatin Selac.
Ukshin Tahiri pa dyshim që dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e mësuesit. Kontributi i tij do të jetë pjesë e rëndësisë së veçantë në historinë e arsimit në komunën tonë.
Nuk do të harrohet as kontributi i dhënë përgjatë viteve 1998-1999 si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Shalës.
Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjarit tuaj.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.