Lajme
Kryetari Hamza priti në takim kryetarin e FFK-së z. Agim Ademi
- 28/04/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza priti në takim kryetarin e FFK-së z. Agim Ademi
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, së bashku me ekipin e tij.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.
Ata kanë biseduar për zhvillimin e sportit, me theks të veçantë futbollin, bashkëpunimin institucional dhe projektet e përbashkëta në dobi të masivizimit të sportit.
Nga ky takim është bërë e ditur se ditët në vijim pritet finalizimi i marrëveshjes për financimin e dy projekteve të fushave të futbollit, njëra për ligën rajonale, ndërsa tjetra fushë për nevoja të qytetarëve.