Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 20/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin nënkryetari, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Plani i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022, si dhe Raporti Financiar për periudhën Janar- Mars 2022.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.