Lajme
Shënohet Dita e të Pagjeturve dhe Martirëve në Mitrovicë
- 15/04/2022
- By RTV Mitrovica
Në ‘Shtëpinë Muze’ në Lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, sot është shënuar Dita e të pagjeturve dhe martirëve të Mitrovicës.
Aty u përkujtuan 116 të pagjeturit shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës, si dhe 620 martirë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.
Drjetuesit e Komunes, familjarë të të pagjeturve dhe martirëve, përfaqsues të shoqatave të dala nga kufta e UÇK-së dhe qytetarë bënë homazhe tek pllaka përkujtimore në “Shtëpinë Muze”
“Muaji prill, është muaji i dhimbjes dhe pikëllimit për të gjithë neve, e sidomos për familjarët e martirëve të cilët u vranë 23 vite më parë në shtëpinë muze në Lagjen e Boshnjakëve”, ka thënë kryetari Bedri Hamza.
“23 vite më parë në këtë shtëpi u vranë e u torturuan bashkëqytetarët tanë të cilët përjetuan dhunën dhe tmerrin, mirëpo sot ne gëzojmë lirinë dhe shtetësinë tonë, falë luftës së lavdishme të UÇK-së, të NATO-s dhe aleatëve tjerë. Me respektin më të madh përulemi para të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë. Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë martirëve të luftës”, shtoi Hamza.
Pas kësaj ceremonie janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule edhe në varrezat e martirëve të kombit në Shipol.