Lajme
Kryetari Hamza priti në takim tenorin e suksesshëm mitrovicas Granit Musliu
- 14/04/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/04/Kryetari-Hamza-priti-ne-takim-tenorin-e-suksesshem-mitrovicas-Granit-Musliu.jpg)
Kryetari Hamza priti në takim tenorin e suksesshëm mitrovicas Granit Musliu
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim tenorin e suksesshëm, mitrovicasin Granit Musliu, i cili aktualisht është pjesë e operës së Munich-ut të Gjermanisë.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi.
Gjatë takimit kryetari Hamza ka përgëzuar Granitin për të arriturat dhe sukseset e tij të vazhdueshme në sallat e njohura operistike, duke e falënderuar atë për përfaqësim të dinjitetshëm të qytetit tonë, por edhe të vendit tek publiku gjerman dhe më gjerë.
Ndërkaq, tenori Granit Musliu, ka falënderuar kryetarin për mikpritjen dhe qasjen e tij pozitive, si dhe e përgëzoi atë për programin e paraparë për kulturën e të rinjtë e qytetit të Mitrovicës.