Lajme
Si pasoj e mosrespektimit të orarit të punës, inspektoret komunal mbyllin përkohësisht gjashtë biznese afariste në Mitrovicë
- 13/04/2022
- By RTV Mitrovica
Si pasoj e mosrespektimit të orarit të punës, inspektoret komunal mbyllin përkohësisht gjashtë biznese afariste në Mitrovicë
Drejtoria e Inspekcionit ka kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste, kryesisht në argjendarit e qytetit të Mitrovicës.
Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës sipas Rregullores Komunale Nr. 03/2014, me ç’ rast janë mbyllur përkohësisht gjashtë argjendari, si pasoj e mosrespektimit të orarit të punës.
Me këtë rast inspektorët komunal kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe përkohësisht kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve.