Lajme
U mbajt diskutimi publik i radhës për Hartën Zonale Komunale
- 12/04/2022
- By RTV Mitrovica
Në sallën e Kuvendit Komunal sot është mbajtur diskutim publik me banorët e Suhodollit, Gushavcit dhe Vinarcit, përkitazi me Hartën Zonale Komunale.
Hapja e diskutimit është bërë nga drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, Edison Ternava, i cili pasi ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në këtë diskutim publik ka thënë se ky dokument i rëndësishëm ka për qëllim që t’i jap zgjidhje zhvillimit dhe rigjenerimit të qytetit, andaj ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të kontribuojnë përmes dhënies së komenteve, vërejtjeve dhe propozimeve në hartimin final të Hartës Zonale Komunale.
Më tutje prezantimi i Draftit të Hartës Zonale, është bërë nga shefi i Sektorit të Urbanizmit, Nexhmi Hasani, dhe kompania projektues “INSI”, të cilët kanë elaboruar para të pranishmëve edhe këtë draft-dokument.
Përveç që u njoftuan me draftin e këtij dokumenti, qytetarët që morën pjesë në këtë takim kanë dhënë pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre për pjesën urbane ku ata jetojnë.