Lajme

DISKUTIM PUBLIK

  • 12/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës së Jugut është në fazën e hartimit të dokumentit të planifikimit hapësinor “Harta Zonale Komunale”, i cili definon kushtet e zhvillimit dhe zonimet në tërë territorin e Komunës.

Duke e pasur në konsideratë rëndësinë e këtij dokumenti, pjesëmarrja e publikut në këtë fazë të procesit është e domosdoshme.

Andaj, i ftojmë banorët e Zhabarit, Shipolit dhe Koshtovës që të marrin pjesë në takim, ku përmes diskutimeve, komenteve dhe vërejtjeve dhe sugjerimeve, mund të kontribuojnë në kompletimin dhe rritjen e cilësisë së këtij plani, për një zhvillim të qëndrueshëm ne të ardhmen e që është në interes të përgjithshëm për qytetarët, respektivisht banorët e kësaj Komune.

Njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin përmes ueb faqes së komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ ose
drejtpërdrejt tek zyrtari përgjegjës z.Nexhmi Hasani (e-mail: nexhmi.hasani@rks-gov.net).