Lajme

10 vjet nga vrasja e Selver Haradinajt

  • 08/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Sot bëhen 10 vjet nga vrasja e Selver Haradinajt në banesen e tij në veri të Mitrovicës.

Këtë ngjarje e ka kujtuar sot edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në një postim në Facebook Kurti ka shkruar se kërkon drejtësi për rastin duke qenë se autorët e kësaj vepre ende nuk janë gjetur.

“U bënë 10 vite prej sulmit të tmerrshëm me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, në banesën e familjes Haradinaj. Ky sulm terrorist e vrau Selver Haradinajn dhe la të plagosur gruan e dy fëmijët e tij. Fajtorët nuk dihen.

Organet e rendit qenë shprehur asokohe se sulmi mund të ketë edhe prapavijë etnike dhe mund të jetë kryer prej strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, trashëgimi e zgjatur e pasluftës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Sot ne e kujtojmë me dhimbje e pikëllim Selver Haradinajn, dhe kërkojmë e angazhohemi për drejtësi. Autoritetet e prokurorisë dhe të policisë kanë gjithë mbështetjen që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen, drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve.

Kohët e fundit institucionet kanë arritur të zbulojnë autorët e disa krimeve të kësaj natyre. Prandaj kemi shpresë e besim që do të vihen para drejtësisë edhe vrasësi apo vrasësit e Selver Haradinajt.

Përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve Kosovën do ta bëjmë vend demokratik e prosperues ku të gjithë qytetarët jetojnë e punojnë të sigurt pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale,” shkruan Kurti.