Lajme
Inspeksioni në Mitrovicë intervenoi tek lokali që dëmtoi drunjtë në shesh
- 08/04/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet në sheshin kryesor të qytetit në Mitrovicë.
Zyrtarë komunal nga Drejtoria për Inspeksion, bëjnë të ditur se ky lokal ka shfrytëzuar hapësirën publike duke dëmtuar drunjtë me anë të terrasës dhe reklamat e vendosura të cilat siç thuhet, i kanë jap një pamje jo të mirë sheshit.
Drejtoria e Inspekcionit thot se “do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike, në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme.”