Lajme
Mitrovicë: Publikohen emrat e studentëve përfitues të bursës komunale
- 08/04/2022
- By RTV Mitrovica
Komisioni për ndrjen e bursave për studentë në Komunën e Mitrovicës ka shpallur emrat e 75 përfituesve.
Emrat e studentëve që kane përfituar bursën komunale për vitin akademik 2021/2022 janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës.
Në njoftimin e komunës thuhet se të gjitha palët e pakënaqura me Vendimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë, mund të ushtrojnë ankesë Komisionit të Ankesave për ndarjen e bursave, në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të këtij vendimi.