Lajme
Komuna e Mitrovicës : DISKUTIM PUBLIK
- 07/04/2022
- By RTV Mitrovica
DISKUTIM PUBLIK
Për Planin e Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022
Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në debatin publik, i cili do të mbahet ditën e martë, datë 19.04.2022, në Sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar nga 14:00.
Duke pasur në konsideratë rëndësinë e Planit të Punës së Kuvendit, pjesëmarrja e publikut në këtë fazë të procesit është e domosdoshme, prandaj qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin përmes e-mail adresës elektronike të Komunës së Mitrovicës, komuna.mitrovica@gmail.com ose drejtpërdrejt në Sekretarinë e Kuvendit të Komunës tek Udhëheqësi i Sekretarisë z. Nazmi Jashari (e-mail: nazmi.jashari@rks-gov.net).
Bashkangjitur gjeni Draft-Planin e Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022 të miratuar nga grupi punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2022.