Lajme
Gjatë muajit Prill 2022, komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian lirohen nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile
- 07/04/2022
- By RTV Mitrovica
Gjatë muajit Prill 2022, komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian lirohen nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile
Drejtoria e Administratës njofton komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian për lancimin e fushatës për regjistrim falas në librat e regjistrit civil për muajin Prill 2022.
Në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qellim të regjistrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në librat e regjistrit civil gjatë muajit Prill 2022, lirohen nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile, të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj periudhe.
Kjo bëhet me qëllim të promovimit të të drejtave të komuniteteve, sidomos të regjistrimit të faktit të lindjes dhe të regjistrimit të mëvonshme, si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave të shtetit të Kosovës.