Lajme

Kadriu takon drejtorët e shkollave të mesme në Mitrovicë

  • 01/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, dhe shefi i sektorit të kësaj drejtorie, Refik Azemi, të premtën kanë mbajtur takim me drejtorët e shkollave të mesme profesionale dhe gjimnazit në Mitrovicë.

Në këtë takim është diskutuar për planifikimin e regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2022/23, si dhe u analizuan të gjitha planifikimet orientuese të shkollave për regjistrim të nxënësve, duke pasur parasysh të gjithë faktorët.
Gjithashtu të pranishmit biseduan edhe për planet e veprimit të secilës shkollë deri në përfundimin e periudhës/ gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2021/22, ku rëndësi e veçantë iu kushtua edhe përgatitjeve për mbajtjen e Testit të Maturës Shtetërore 2022.

Në pjesën e fundit të takimit u diskutua për draftin e konferencës dhe panairit të gjimnazit dhe shkollave profesionale që planifikohet të mbahet gjatë muajit maj.