Lajme

Komuna e Mitrovicës, bëhet pjesë e programit të përbashkët të BE-së, CoE ROMACTED II

  • 31/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës, bëhet pjesë e programit të përbashkët të BE-së, CoE ROMACTED II

Me ftesën e Këshillit të Europës, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në lansimin e programit të përbashkët të BE-së / CoE ROMACTED II, i cili ka për qellim promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e komuniteteve në nivel lokal.

Gjatë këtij organizimi, drejtoresha Idrizi dhe shefi i zyrës së Këshillit të Europës në Prishtinë, Frank Power kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të implementuar projektin nga programi i përbashkët i BE-së / CoE ROMACTED II në Komunën e Mitrovicës e cila është përzgjedhur në mesin e 10 komunave të Kosovës