Lajme

KH Trepça e KH Vëllaznimi takohen sot në Mitrovicë

  • 30/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto KH Trepça

 

Sot në palestrën Minatori në Mitrovicë do të zhvillohet ndeshja kampionale ndërmjet KH Trepçës e KH Vëllaznimit.

Trajneri i Trepçës Taib Kabashi në postimin e djeshëm në Facebook ka theksuar se pret përkrahjen e sportdashësve për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

“Presim përkrahje nga dashamirët e Hendbollit& sportit, nesër në palestrën Minatori në ndeshjen shumë të rëndësishme për ne ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit”, shkruan Kabashi.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën Minatori në Mitrovicë duke filluar nga ora 18:30.