Lajme

Mitrovicë: Komuna dhe Qatar-i do të ndihmojnë 590 familje me pako ushqimore

  • 30/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

590 familje në Mitrovicë do të ndihmohen me pako ushqimore, njofton Komuna e Mitrovicës.

Për këtë, të martën u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në mes të Komunës dhe organizatës “Qatar Charity”.

590 pako me artikuj ushqimor do t’u shpërndahen familjeve me kushte të rënda ekonomike në Mitrovicë.

Në njoftimin e Komunës thuhet se vlera e këtij projekti parashihet të jetë mbi 32 mijë euro.