Lajme

Komuna e Mitrovicës paraqitet denjësisht në Bruksel, me rastin e ndarjes së çmimit për garën “SUMP Award”

  • 29/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës paraqitet denjësisht në Bruksel, me rastin e ndarjes së çmimit për garën “SUMP Award”

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga shefi i sektorit për Shërbime Publike, Mehmet Bajrami, si dhe përfaqësueset e Un-Habitat Kosova, Zana Sokoli dhe Fjolla Caka, ishin pjesëmarrës në ceremoninë e mbajtur në Bruksel me rastin e ndarjes së çmimit për Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban.

Komuna e Mitrovicës në konkurrencë me 140 qytete me renome ndërkombëtare, kishte arritur që të jetë pjesë e finales, duke hyrë në garë me Madridin e Spanjës dhe Tamperen e Finlandës.

Në këtë ceremoni, është përshëndetur paraqitja dhe prezantimi i qytetit të Mitrovicës, si një qytet i cili premton shumë dhe ofron mundësi në zhvillimet urbanistike.

Ndërsa, nënkryetari Tahiri, ka falënderuar ekipin e tij pjesëmarrës për angazhimin e treguar, ku falë punës dhe kontributit të tyre, qytetit të Mitrovicës i është rritur imazhi në sferën ndërkombëtare.

Kjo ceremoni ka përfunduar me shpalljen e fituesit, ku çmimi për garën “SUMP Award” i është dhënë qytetit të Tamberes nga Finlanda.