Lajme

Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me shqiptimin e gjobave për ndotësit e ambientit

  • 28/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me shqiptimin e gjobave për ndotësit e ambientit

Inspektoret komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë me zhvillimin e aksioneve të përbashkëta në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

Kështu në zbatim të Udhëzuesit Administrativ /2018 për ndëshkimet me gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut nga mbeturinat, Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjoba për qytetarët që ndotin ambientin.

Kështu, inspektorët e sektorit të shërbimeve komunale kanë dënuar një qytetar të Mitrovicës me gjobë në vlerë prej 100 euro, si pajojë e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në sipërfaqe publike.

Me këtë rast, drejtori i DI-së, Valon Brahimi, bënë të ditur se përmes këtyre aksioneve synohet parandalimi i hedhjes se mbeturinave jashtë vendeve të caktuara si dhe vetëdijesimi i qytetarëve në ruajtje të mjedisit.