Lajme

Komuna e Mitrovicës : Diskutim Publik

  • 24/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës së Jugut është në fazën e hartimit të dokumentit të planifikimit hapësinor “Harta Zonale Komunale”, i cili definon kushtet e zhvillimit dhe zonimet në tërë territorin e Komunës.

Duke e pasur në konsideratë rëndësinë e këtij dokumenti, pjesëmarrja e publikut në këtë fazë të procesit është e domosdoshme.

Andaj, ftohën banorët e lagjeve “Bair”, “Ura e Gjakut” dhe “Vaganicë”, që me datën 01.04.2022, nga ora10:00 të marrin pjesë në këtë takim publik, ku përmes komenteve, vërejtjeve dhe sugjerimeve, mund të kontribuojnë në kompletimin dhe rritjen e cilësisë së këtij plani.

Njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin përmes Ueb Faqes së Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ose
drejtpërdrejt tek zyrtari përgjegjës z.Nexhmi Hasani (email: nexhmi.hasani@rks-gov.net)