Lajme
Thirrja e mbledhjes së 6-të të KK-së
- 24/03/2022
- By RTV Mitrovica
Thirrja e mbledhjes së 6-të të KK-së
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0027053/22 dt. 21.03.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 43, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së
Mitrovicës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës për të mërkurën më dt. 30.03.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës
Seanca e 6-të
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Propozim-vendim për plotësim-ndryshimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0010189/22-3 dt. 16.02.2022 Për miratimin e Buxhetit të Komunës së Mitrovicës së Jugut për vitin 2022 dhe parashikimi për vitet 2023-2024
3. Propozim-vendim për shfuqizimin e pjesshëm, plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0074246/20-20 dt. 26.11.2020
4. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
5. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Barazi Gjinore
6. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Pronë dhe Mbrojtje të Ambientit
7. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
8. Propozim-vendim për caktimin e lartësisë së qirasë joprofitabile për shtëpitë e banimit në Frashër
9. Propozim-vendim për miratimin paraprak të Vendimit për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës, si dhe listën e veçantë të pronave të cilat planifikohen për dhënien në shfrytëzim apo këmbim për vitin vijues 2022
10. Propozim-vendim për formimin e Grupit punues për hartimin e Draft-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunë (Rregullorja Komunale ekzistuese Nr. 03/2014) Për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunë
11. Dorëheqja e z. Irfan Krasniqi nga pozita e anëtarit të Komitetit për Komunitete
12. Plani i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2022
13. Plani komunal për menaxhim të mbeturinave 2022-2026
14. Plani lokal i veprimit në mjedis 2022-2026
15. Raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2021
16. Raporti periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga ZKA
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.
Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA