Lajme
Rotary Club Mitrovica dhuron donacion për QKMF-në
- 18/03/2022
- By RTV Mitrovica
Në emër të Distriktit Rotarian të Kosovës, Rotary Club Mitrovica sot kanë dhënë një donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Bëhet fjalë për paisje mbrojtëse për stafin shëndetësor si maska kirurgjikale dhe të tjera, syze mbrojtëse, doreza nitrile ekzaminuese dhe medicinale, alkool për dezinfektim, termometër balli me rreze infra të kuqe, plus oksimetër si dhe shtroja një përdorimëshe për pacientë.
Përfaqësuesit e Rotary Club Mitrovica kanë thënë se “Duke e ditur se sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme nga donatorë dhe agjenci të ndryshme, sidomos gjatë përballjes me pandeminë, Rotarianët Kosovarë përmes Komitetit të Fondacionit Rotary të Distriktit Kosovë , kanë siguruar mbështetje për projektin “Pandemia e Covid – 19 në Kosovë.
Drejtori i QKMF-së dr. Fevzi Sylejmani i ka falenderuar rotarioanët për donacionin duke thënë se këto mjete do t’i ndihmojnë stafin shëndetësor që ta tejkalojnë sa më lehtë gjendjen me pandeminë.
Mbështetja për këtë projekt është siguruar nga Fondi i Katastrofave të Rotary International dhe vlera e materialeve në kuadër të këtij donacioni të shpërndarë në të gjitha klubet në Kosovë është në shumën prej 24,850 dollarë.