Lajme
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës
- 17/03/2022
- By RTV Mitrovica
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës
Drejtuar nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, është mbajtur sot mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Kjo mbledhje ka filluar me një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën gjatë trazirave të 17 marsit të vitit 2004, për të vazhduar më tutje me diskutimet mbi pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje.
Në mbledhjen e sotme të KPF-së, drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami, ka kërkuar që si pikë shtesë e rendit të ditës të jetë edhe Plotësim/Ndryshimi i Draft-Buxhetit Komunal për vitin 2022 dhe parashikimet për vitet 2023-2024.
Në sqarimin e saj dhënë anëtarëve të KPF-së, drejtoresha Islami ka theksuar se duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ të MF-së- 04/2019 për definimin e projekteve kapitale dhe klasifikimin e shpenzimeve të projekteve kapitale si dhe Udhëzimit Administrativ të MF-06/2019 për kriteret përzgjedhëse dhe prioritizimin e projekteve kapitale, obligohemi që të bëjmë përshtatjen dhe plotësim/ndryshimin e buxhetit komunal për vitin 2022 si dhe parashikimet për vitet 2023-2024, gjithnjë duke respektuar kornizën e kufijve buxhetore të përcaktuar me Qarkoret Buxhetore 01 dhe 02/2022.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara; Propozim-vendim për shfuqizimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0074246/20-20 dt. 26.11.2020 për mbështetje financiare të të gjithë të infektuarve me virusin Covid-19; Plani i Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2022; Plani Komunal për Menaxhim të Mbeturinave 2022-2026; Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2022-2026;Raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2021; Plotësim/Ndryshimi i Draft-Buxhetit Komunal për vitin 2022 dhe parashikimet për vitet 2023-2024.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, u dërguan për miratim në mbledhjen e radhës të kuvendit komunal.