Lajme

Vdes një polic në Mitrovicë

  • 16/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Një polic ka vdekur sot në Mitrovicë pas plagëve të marra me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në poligonin e gjuajtjes së policisë në Cërrnushë të Mitrovicës.

B.T. 44 vjeçar, është derguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës por aty është konfirmuar vdekja e tij.

Polici ishte punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.

Policia nëpërmjet një njoftimi ka thënë se sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht.

“Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi).
Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T.,44 vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.
Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin,” thuhet në njoftim.